Makarona me pesto është një pjatë e parë që lë gjurmë:)! Njëherë që i provon, nuk kthehesh dot më prapa :-). Jam e bindur që do ju shkoj mëndja shpesh t’i gatuani, sidomos gjatë verës, ku dhe borziloku lulëzon gjithandej, por edhe gjatë dimrit të merr malli për shijen e pestos. Shkon në çdo lloj makaroni, spaghetti, makarona të shkurtra, njoki, kudo ta vendosësh e bën gatimin shumë të shijshëm. Duhet përgatitur minutat e fundit kur po zihen makaronat, në mënyrë që të mos nxihet, por të ruaj atë ngjyrën jeshile të fortë e të freskët. Makaronat me pesto janë shumë të thjeshta, vegjetariane dhe të shpejta për t’u përgatitur, por mbi të gjitha janë shumë të shijshme.
DETAJE
2 minuta
8-10 minuta
PËRGATITJA
Vendos ujin e makaronave të ziej. Pasi ka zier uji i hedh kripën dhe makaronat. Nëse peston do e përgatitësh vetë, fillon e pastron borzilokun, e lan dhe e kullon mirë. 1-2 minuta përpara se të jenë gati makaronat përgatit peston (kliko për të parë recetën) dhe mbasi i ke kulluar makaronat i bashkon me peston dhe i përzien mirë. Pesto nuk gatuhet, është një salcë e freskët që i hidhet makaronave pasi kanë zier. Nuk zhgënjen kurrë:)!