Makarona me thjerrëza dhe patate. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Makarona me thjerrëza dhe patate

Makarona me thjerrëza dhe patate është një pjatë e parë vegjetariane, shumë e thjeshtë dhe e shijshme e dietës mesdhetare. Është një pjatë që të ngroh në ditët më të ftohta të dimrit, e plotë në përbërje dhe e ekuilibruar me thjerrëzat që pëmbajnë hekur, vitamina dhe fibra, e barazuar me mishin si proteinë dhe makaronat e patatet si karbohidrate.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

20-25 minuta

PËRBËRËSIT

  • Thjerrëza

  • Makarona të vogla

  • Patate

  • Kripë

  • Vaj ulliri

  • Hudër

PËRGATITJA

Në një tigan të gjërë dhe të thellë hedh pak vaj ulliri dhe skuq hudrën, derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë. I shton thjerrëzat dhe patatet e prera me katror të vegjël dhe i përzien mirë. I mbulon me ujë dhe kripë dhe i vendos një kapak tiganit, në mënyrë që të ziejnë patatet me thjerrëzat. Pasi ka zier patatja me thjerrëzat i hedh makaronat e vogla si bulllona të ziejnë. Do i përziesh shpesh herë dhe do i shtosh pak ujë nëse e shikon me sy që po thahet uji dhe makaronat nuk kanë zier akoma. Them pak ujë se në fund, kur të jetë gati, nuk duhet të jetë e lëngshme si supë por uji duhet të thahet komplet, prandaj unë e përgatis në tigan e jo në tenxhere. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *