Makarona në furrë. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Makarona në furrë

Makarona në furrë apo pastiçe, siç jemi mësuar ta njohim, është një pjatë e parë vegjetariane, shumë e thjeshtë, e shpejtë dhe plot shije e dietës mesdhetare e cila, përveç se është një dietë e shëndetshme, është edhe shumë praktike. Zakonisht bëhet me makaronat e ngelura, me një mocarrel dhe pak djath të grirë, ke gati dhe drekën apo darkën për të nesërmen.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

10 minuta

PËRBËRËSIT

  • Makarona Penne ose Rigatoni

  • Salcë domate

  • Mocarrela

  • Djath i grirë

  • Borzilok

  • Vaj ulliri

  • Hudër

PËRGATITJA

Nëse të ngelen makarona me salcë domate, i hedh në një tavë, i spërkat mocarrela me copa të vogla, pak djath të grirë, disa gjethe borzilok dhe i fut në furrë për 10 minuta me 200 gradë Celsius, derisa të shkrij mocarrela e të theket pak në sipërfaqe pastiçja.
Nëse do ta gatuash nga fillimi, atëherë do përgatitësh një sugo të thjeshtë me salcë domate, hudër, borzilok. Do ziesh makaronat e shkurtra penne, ose rigatoni për 6-7 minuta, se do i pjekësh edhe në furrë, do i bashkosh me salcën dhe do i hedhësh në tavë. Pastaj si më lart do i pjekësh në furrë.
Ideale për një drekë apo darkë të shpejtë, të thjeshtë dhe plot shije. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *