Vera është stina e midhjeve dhe midhje “sautè” është një nga antipastat më të njohura verore, sidomos kur dreka apo darka është me bazë peshku. Shumë e lehtë, e shpejtë dhe shumë e shijshme, ajo që kërkon më shumë kohë është pastrimi i midhjeve.
DETAJE
15 minuta
10 minuta
PËRBËRËSIT
Midhje
Hudër
Spec djegës (një copë e vogël, varet nga sa djegës është)
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Verë e bardhë (një gotë)
Majdanoz
Limon
PËRGATITJA
Përpara gatimit, midhjet duhet të jenë të pastruara mirë. Në një tigan të gjërë, hidh pak vaj ulliri, hudrën dhe specin djegës. Pasi të ketë ndryshuar ngjyrë hudra, i hedh midhjet dhe e mbulon tiganin me kapak. Do presësh derisa të hapen pjesa më e madhe e midhjeve, ato që nuk hapen hiqen, nuk duhen ngrënë. Sapo i shikon që hapen, i shuan me një gotë verë të bardhë, i shton kripën me piperin dhe i lë dhe 5min të tjera në zjarr që të thithin shijen e verës. Pasi i heq nga zjarri i shton majdanozin e prerë hollë dhe janë gati për t’u shijuar.
Për ta shijuar akoma edhe më mirë lëngun që lëshojnë midhjet “saute’”, mund ta shoqërosh me bukë të thekur dhe limon.
Super Recete!
Midhjet shume te shijshme.
Faleminderit Lira.
Me se fundi haet me mire ne shpi sesa ne restorant.
Të falenderoj Erjon, është pikërisht kjo ideja e blogut :).