Mocarrela me açuge. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Mocarrela me açuge

Mocarrela me açuge dhe portokall është një antipastë shumë e thjeshtë, e shpejtë dhe plot shije e dietës mesdhetare.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

PËRBËRËSIT

  • Mocarrela

  • Portokall

  • Açuge konservë

  • Vaj ulliri

  • Kripë

  • Glasë uthulle balsamike

PËRGATITJA

Pasi ke larë portokallin e pret me rrota, ose me formën që dëshiron. Pret mocarrelën me formën që dëshiron. Vendos një fetë portokall, pastaj mocarrelën dhe sipër i vendos një açuge konservë e kështu me rradhë. I spërkat pak vaj ulliri sipër, glasë uthulle balsamike dhe pak kripë. Gati :)!
(Forma e prerjes së portokallit dhe e mocarrelës nuk ka shumë rëndësi, mjafton t’i vendosësh me atë renditje dhe t’i shijosh bashkë, një shije e freskët, shkojnë shumë me njëra-tjetrën, për t’u provuar :)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *