Njoki me gjalp dhe sherebelë është një pjatë e parë vegjetariane shumë e thjeshtë, e shpejt dhe plot shije e dietës mesdhetare.
DETAJE
2-3 minuta
10-15 minuta
PËRGATITJA
Si fillim përgatit njoki (kliko për të parë recetën). Vendos një tenxhere me ujë dhe kripë të ziej. Përgatit një tigan të gjërë, para se të hedhësh njoki të ziejnë, ku do shkrish pak gjalp dhe do i hedhësh gjethet e sherebelës të lëshojnë shijen. Kur ka zier uji, hedh njokit të ziejnë për 1-2 min, derisa të ngrihen të gjitha në sipërfaqe, i kullon dhe i hedh tek tigani me gjalpin e sherebelën. I shton pak nga uji ku u zien njoki, pak djath të grirë Parmigiano dhe i përzien mirë derisa të krijohet një krem, që i jep te gjithë shijen kësaj pjate kaq të thjeshtë, me kaq pak përbërës, por plot shije e dietës mesdhetare. Gati:)!