Njoki me molusqe. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Njoki me molusqe

Njoki me molusqe vongole, është një pjatë e parë verore, e shpejtë dhe shumë e shijshme. Shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, me pak përbërës e nëse janë të freskëta njoki (kliko për të parë recetën), të bëra vetë dhe molusqet, nuk kanë nevojë për asgjë më shumë.

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

15 minuta

Njoki

30 minuta

PËRBËRËSIT

  • Njoki (kliko për të parë recetën)

  • Molusqe – Vongole

  • 1 gotë Verë e bardhë

  • Vaj ulliri

  • Hudër

  • Majdanoz

  • Spec djegës (një copë e vogël)

  • Kripë

PËRGATITJA

Si fillim përgatit njoki (kliko për të parë recetën) dhe vendos një tenxhere me ujë të ziej. Në një tigan të gjërë hedh pak vaj ulliri, hudër dhe specin djegës dhe i lë të skuqet pak hudra, derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë. I shton molusqet vongole dhe i vendos një kapak tiganit. Do shohësh që vongole do fillojnë të hapen. Kur janë hapur pjesa më e madhe i shuan me verën e bardhë dhe i hedh pak kripë. Ndërkohë që uji për njoki ka filluar të ziej, i hedh njokit dhe në momentin që dalin në sipërfaqe, i kullon dhe i hedh tek tigani me vongole. I përzien mirë, i shton pak ujë nga tenxherja ku po zienin njoki dhe i përzien akoma, fillon e formon si krem gjatë përzierjes. Hiqe tiganin nga zjarri, i shton pak majdanoz sipër të larë e të prerë imët dhe e shijon :)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *