Njoki me pesto. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Njoki me pesto

Njoki me pesto është një pjatë e parë shumë e shijshme, aq më shumë nëse njoki (kliko për të parë recetën) dhe pesto (kliko për të parë recetën) janë të bëra vetë. Një pjatë e shpejtë dhe e thjeshtë për t’u përgatitur. Ideale për vegjetarianët.

DETAJE

Koha e përgatitjes

10-15 minuta

Koha e gatimit

3-4 minuta

PËRBËRËSIT

  • Njoki (kliko për të parë recetën)

  • Pesto (kliko për të parë recetën)

  • Ujë

  • Kripë

PËRGATITJA

  • Si fillim përgatit Njoki (kliko për të parë recetën).
  • Në një tenxhere hedh ujin për të zier njokit. Në momentin që zien uji i hedh kripë dhe njokit.
  • Përgatit Peston (kliko për të parë recetën), në 2 minutat e fundit se nxihet po ta përgatitësh shumë përpara. Në momentin që njoki dalin në sipërfaqen e ujit i  kullon dhe i bashkon me peston. I përzien mirë dhe … ç’të hash :)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *