Njoki me pesto stikash dhe karkaleca ka një shije të mrekullueshme. Pesto me stika pishash është një zbulim, sidomos me karkaleca dhe njoki. Shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, e shpejtë e plot shije. Në vënd të farave të pishave (pinoli), përdoren stikat, më mirë nëse përdorni stikat pa kripë, në mënyrë që të mos dali shumë e kripur, e nëse do jetë e nevojshme, i shton kripë. Për të tjerat, përgatitet njësoj si pesto normale (kliko për të parë recetën), borzilok, dhjath i grirë, hudër dhe vaj ulliri. Njoki (kliko për të parë recetën) nëse janë të bëra vetë, akoma dhe më mirë.
DETAJE
10 minuta
10-15 minuta
PËRBËRËSIT
Njoki (kliko për të parë recetën)
Karkaleca të qëruar
Stika
Borzilok
Djath i grirë Pecorino
Djath i grirë Parmigiano
Vaj ulliri
Hudër
Kripë
1 gotë Verë e bardhë
PËRGATITJA
- Në fillim përgatit njoki (kliko për të parë recetën).
- Vendos një tenxhere me ujë dhe kripë ku do ziejnë njoki. Në një tigan hedh pak vaj ulliri dhe hudër dhe e skuq pak derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë. I hedh karkalecat e qëruar dhe i përzien mirë. Vendos një kapak dhe i lë 5 min të piqen, duke i përzier herë pas here. I shuan me gotën e verës. Ndërkohë uji duhet të jetë gati, hedh njokit dhe kur fillojnë e dalin në sipërfaqe i transferon, të kulluara, tek tigani me karkaleca. Mund të nevojitet pak nga uji i njokit, ruaje një gotë.
- Përgatit peston me stika. Përgatitja është njësoj si pesto normale (kliko për të parë recetën), në vënd të farave të pishës, do hedhësh stika pishe. Pesto përgatitet gjithmonë në fund, në mënyrë që të mos nxihet, por të ruaj atë ngjyrën jeshile të freskët që e karakterizon. E hedh peston tek tigani me njoki dhe karkaleca dhe e përzien mirë. Gati :)!
Hey people!!!!!
Good mood and good luck to everyone!!!!!