Njoki te Sorrentos. Dieta mesdhetare.

Njoki të Sorrentos

Tek ky blog jam munduar të vendos të paktën një nga specialitet e çdo krahine të Italisë që ka kontribuar në formimin, trashigiminë dhe pasurimin e kulturës së dietës mesdhetare. Nuk ka krahinë të Italisë ku nuk gatuhet mirë, me një larmishmëri shijesh. Nuk mund të lija pa sygjeruar një nga pjatat e para karakteristike të krahinës Campania, siç janë njoki të Sorrentos, një qytet i mrekullueshëm. Ndoshta është pikërisht natyra e mrekullueshme e Italisë që e ka frymëzuar këtë larmishmëri shijesh dhe kulturë e të gatuarit kaq shëndetshëm dhe plot shije, siç vlerësohet sot në të gjithë botën.

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

25-30 minuta

Persona

4

PËRBËRËSIT

  • 1kg Njoki (kliko për të parë recetën)

  • 100 gr Salcë domatesh

  • 100gr Mocarrela

  • Borzilok

  • Hudër

  • 10gr Peksimadhe

  • Vaj ulliri


  • Spec djegës (një copë e vogël)


  • Kripë e piper

  • 10gr djath Grana Padano

PËRGATITJA

Në fillim përgatit njoki (kliko për të parë recetën). Në një tenxhere hedh ujin ku do ziejnë njokit. Ndërkohë që zien uji, në një tigan hedh vajin e ullirit me hudrën dhe specin djegës e i skuq derisa hudra të ndryshoj ngjyrë në të artë. I hedh salcën e domates me disa gjethe borzilok dhe 2 gota ujë, kripë, piper dhe e mbulon tiganin me kapak e pret derisa të ziej salca, rreth 20-25min. Kur uji i njokit ka zier, i hedh kripën dhe njokit. Në momentin që njokit dalin në sipërfaqe, i lë për 1min, i kullon dhe i kalon direkt tek tigani i salcës. Ndez furrën që të arrij temperaturën 180 gradë Celsius. Për të përfunduar njokit e Sorrentos, i përzien mirë me salcën dhe i kalon në një tavë ku i hedh sipër mocarrelën e prerë me copa të vogla, disa gjethe borzilok dhe i spërkat pak peksimadhe sipër bashkë me pak djath të grirë Grana Padano. I fut në furrë për 5-10min, kohën që të shkrijë mocarrela dhe e shijon këtë pjatë kaq karakteristike e plot shije. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *