Oriz me kungull dhe spec. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Oriz me kungull dhe spec

Oriz me kungull dhe spec të kuq është një pjatë e parë, vegjetariane, simbol i vjeshtës në dietën mesdhetare. Ngjyrat e kësaj pjate ngjajnë me një shëtitje në park në vjeshtë :). Shumë e thjeshtë, e shëndetshme dhe plot shije.

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

35-40 minuta

PËRBËRËSIT

  • Kungull vjeshte

  • Speca të kuq

  • 1 Qepë

  • 1 Dado

  • Vaj ulliri

  • Piper

PËRGATITJA

Në fillim pjek specat e kuq në furrë (kliko për të parë recetën). I heq lëkurën dhe i pret me rripa të holla, jo shumë të gjatë. Pastron kungullin e vjeshtës nga lëkura dhe farat dhe e pret me katrorë të vegjël. Vendos një tenxhere të vogël të ziej me ujë dhe dado. Veç, në një tigan të gjërë hedh pak vaj ulliri dhe qepën e grirë hollë, derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë. Hedh kungullin e prerë dhe i përzien mirë. E lë të filloj të zbutet kungulli, i shton specat e kuq dhe i përzien mirë. I hedh masën e orizit dhe e lë 1min, të skuqet pak orizi. E shuan me verën e bardhë dhe pasi ka avulluar vera fillon i hedh ujë me dado, ngadalë, sa herë e thith orizi e deri sa të ketë zier (duke e përzier mirë gjatë gjithë kohës). Mund t’i shtosh pak djath të grirë, nëse dëshiron dhe është gati :)! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *