Oriz me kungull, spec dhe djath tartufi është një pjatë e parë, vegjetariane, gourmet e dietës mesdhetare. Një shije që të përqafon :)!
DETAJE
5 minuta
35-40 minuta
PËRBËRËSIT
Kungull vjeshte
Oriz
Djath tartufi (ose tartuf, apo krem tartufi)
Kripë
Hudër
Vaj ulliri
Piper
Dado
PËRGATITJA
Si fillim përgatit specin e kuq të furrës (kliko për të parë recetën), i jep akoma më shumë shije se po ta përgatitësh me spec të freskët. Në një tigan të gjërë hedh pak vaj ulliri dhe skuq hudrën, derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë dhe e heq nga tigani. I shton kungullin e vjeshtës, të prerë me copa mesatarisht të vogla dhe i shton pak ujë me dado, 1 gisht, në mënyrë që të zbuten. I shton specin e kuq të furrës, i lë disa minuta të bashkohet shija dhe i shton masën e orizit (varet për sa persona). E skuq pak orizin para se të fillosh t’i shtosh ujë me dado, me ngadalë, sa herë e thith orizi ujin, derisa të piqet. Minutën e fundit i shton djathin e tartufit të prerë me copa të vogla, ose kremin e tartufit, apo tartufin e freskët nëse e ke mundësinë ta gjesh. Ky bashkim shijesh është si një përqafim për kënaqësinë. Gati :)!