Oriz me pulë dhe mix kërpudhash është një pjatë e parë shumë e thjeshtë, e shpejt dhe plot shije e dietës mesdhetare.
DETAJE
5 minuta
20-25 minuta
PËRBËRËSIT
Mix kërpudhash
Oriz
Hudër
Vaj ulliri
Mish pule
1 gotë Verë të bardhë
Kripë
Majdanoz
Piper (kush dëshiron)
PËRGATITJA
Unë orizin e gatuaj gjithmonë në një tigan të gjërë dhe pak të thellë. Hedh pak vaj ulliri dhe skuq hudrën derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë. I shton copat e pulës të prera me katror të vegjël pa kocka, vetëm mish dhe i lë të piqen pak duke i përzier shpesh. Pasi pula është pjekur pak nga të gjitha anët i shton kërpudhat mix, të lara e pastruara më parë. I përzien mirë dhe i le të skuqen edhe kërpudhat. I shton masën e orizit (varet për sa persona) dhe e skuq 2-3 minuta orizin pastaj e shuan me gotën e verës. Pasi ka avulluar vera i shton masën e ujit me kripë ose me dadi duke e përzier mirë. Unë preferoj ta shtoj masën e ujit me ngadalë, sa herë e thith orizi ujin. Pasi ka zier orizi i spërkat majdanoz të prerë hollë dhe e shërben. Gati:)!