Oriz me pulë dhe perime është një pjatë e parë shumë e thjeshtë, e shpejtë dhe e shijshme. Unë përdor salcë Soia për ta shuar orizin, i shkon shumë kësaj pjate dhe duke qënë se është e kripur nuk i shtoj më kripë. Në pamundësi, e shuan me pak verë të bardhë.
DETAJE
10 minuta
20-25 minuta
PËRBËRËSIT
1 Gjoks pule
1 Spec i kuq
1 Kungull jeshil
Radicchio (disa fletë)
Salcë soia (ose verë e bardhë)
Vaj ulliri
PËRGATITJA
Si fillim pret gjoksin e pulës me katrorë të vegjël ndërsa specin, kungullin dhe sallatën radicchio i pret me rripa. Në një tigan të gjërë (se më vonë do i shtosh orizin), hedh pak vaj ulliri dhe i shton pulën me perimet e prera. I pjek disa minuta dhe i shton orizin. E skuq pak orizin dhe e shuan me pak salcë soia (në pamundesi, me një gotë vere të bardhë). I shton masën e ujit (1 oriz x 2 ujë) dhe e përzien mirë. Pasi e ka thithur ujin, orizi me pulë dhe perime është gati për t’u shijuar.
(Mund t’i marinosh copat e pulës me perimet e prera me pak vaj ulliri disa orë në frigorifer përpara se t’i gatuash, marrin më shumë shije.)