Oriz me radikio dhe salsiçe është një pjatë e parë shumë e thjeshtë, e shpejtë dhe plot shije e dietës mesdhetare. Një pjatë tipike e vjeshtës me një nga perimet më të shëndetshme që ofron natyra në këtë stinë. Unë preferoj radikion rrumbullak, është më i ëmbël sesa ai i zgjaturi.
DETAJE
5 minuta
20 minuta
PËRBËRËSIT
1 Radikio
1-2 Salsiçe të freskëta
1 Qepë
1 Dado
Gjalp
Djath i grirë Parmigiano
Oriz
1/2 gotë Verë të bardhë
PËRGATITJA
Vendos një tenxhere të vogël me ujë të ziejë bashkë me dadon. Në një tigan të vogël hedh shumë pak vaj ulliri dhe skuq salsiçet e freskëta, me mish të grirë, të thërmuara me dorë, pa lëkurë (lëshojnë edhe vetë salsiçet yndyrë). Veç, në një tigan të gjërë dhe të thellë hedh pak gjalp dhe skuq qepën e prerë hollë me pak kripë, derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë (shtoji shumë pak ujë me dado nëse është e nevojshme). I hedh masën e orizit, e përzien mirë, e lë të skuqet edhe orizi (1min) dhe i shton salsiçet e skuqura më parë. E shuan me pak verë të bardhë e kur ka avulluar vera i shton radikion e prerë si sallatë, e përzien mirë dhe fillon t’i hedhësh pak ujë me dado sa herë e thith orizi, duke e përzier shpesh, derisa të ziej. Në fund i shton pak gjalp dhe djathin e grirë Parmigiano, e përzien mirë dhe është gati :)!