Pappardelle janë makarona të bëra vetë, të freskëta, nga peta e makaronit, me një prerje me dorë, të gjërë dhe kanë nevojë për salca të forta në shije, në mënyrë që të thithin mirë shijen. Origjina e këtij lloj makaroni është Toscana, i famshëm për bukurinë dhe për pasurinë që i ka lënë dietës mesdhetare.
DETAJE
10 minuta
2-3 minuta
PËRGATITJA
Në fillim përgatiten disa petë makaroni (kliko për recetën), pastaj priten me dorë, pa nevojën e makinerisë, duke e palosur petën e makaronit si fizarmonikë, si një freskuese vere, priten me rripa në trashësinë e 2 gishtave të dorës. E kështu me rradhë me çdo petë makaroni. I spërkat pak miell, në mënyrë që të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe i përzien me duar përpara se t’i hedhësh për t’i zier. Si çdo lloj makaroni i freskët, koha e zierjes është shumë e shkurtër, 2-3 minuta, varet nga trashësia e petës.