Pappardelle me ragu'. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Pappardelle me ragù

Pappardelle me ragù është një nga pjatat e para simbol të dietës mesdhetare. Origjina e këtij lloji makaroni të freskët, i bërë vetë, thuhet të jetë krahina e Toskanës por sot gatuhet gjithandej edhe jashtë territorit Italian është bërë e famshme. Një pjatë e përkushtuar, e thjeshtë por shumë e shijshme, që mbledh të madh e të vogël në tavolinë, duke lenë jo vetëm një shije të mrekullueshme, por edhe një kujtim të ngrohtë familiar apo shoqëror.

DETAJE:

Koha e përgatitjes

15-20 minuta

Koha e gatimit

50-55 minuta

PËRBËRËSIT

PËRGATITJA

  • Në fillim përgatit salcën Ragù (kliko për të parë recetën).
  • Ndërkohë që zien salca ragù, përgatit makaronat pappardelle (kliko për të parë recetën).
  • Vendos një tenxhere me ujë dhe kripë ku do ziesh makaronat pappardelle. Në momentin që zien uji, hedh makaronat pappardelle dhe i lë të ziejnë 2-3 minuta. I kullon, i hedh tek tigani me salcën ragù dhe i përzien mirë. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *