Parmigiana. Receya gatimi. Dieta mesdhetare.

Parmigiana me patëllxhana

Parmigiana me patëllxhana është një simbol unik i dietës mesdhetare, nuk mund të përkthehet emri në asnjë gjuhë tjetër, duhet mbajtur mënd si “parmigiana” :)! Një pjatë e parë vegjetariane, shumë e thjeshtë dhe plot shije.

DETAJE

6 Persona
Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

25-30 minuta

PËRBËRËSIT

  • Patëllxhana

  • Salcë domate

  • Borzilok

  • Mocarrela

  • Vaj ulliri

  • Hudër

  • Djath i grirë

  • Kripë

  • Piper

PËRGATITJA

  • Si fillim do përgatitësh sugon e thjeshtë me salcë domate. Në një tigan do hedhësh pak vaj ulliri dhe hudrën të skuqet, derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë. Do i hedhësh salcën e domates, kripë, piper dhe borzilok e do e lësh të ziej për 15-20 minuta, derisa të trashet pak.
  • Ndërkohë që zien salca, lan e pastron patëllxhanat dhe i pret me feta për së gjati (jo shumë të trasha). Receta origjinale kërkon t’i skuqësh fetat e patëllxhanit në vaj të nxehtë, por unë i pjek në zgarë, ose në furrë, është më e lehtë për t’u tretur dhe e shijshme njësoj.
  • Ndiz furrën të ngohet me 200 gradë Celsius dhe përgatit tavën me parmigiana. Lyen tavën me pak sugo, në mënyrë që të mos ngjisi patëllxhani, vendos fetat e patëllxhanit, i hedh sugo sipër (e spërkat me lugë duri në të gjithë tavën), mocarrela me copa të vogla, disa gjethe borzilok e i spërkat djathin e grirë. Çdo kat do përgatitet me të njëjtën renditje: feta patëllxhanit, sugo, mocarrela, borzilok e djath i grirë, edhe kati i fundit. E fut në furrë dhe e pjek për 10-15 minuta, derisa të shkrij mocarrela e të theket pak sipër. Gati:)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *