Patate me karrota në tigan është shumë e thjeshtë, e shpejtë dhe plot shije. Ideale për vegjetarianët, apo për të shoqëruar një fileto mishi, ose peshku. Mund ta shërbesh në vënd të sallatës ose si antipastë.
DETAJE
Koha e përgatitjes
5 minuta
Koha e gatimit
15-20 minuta
PËRGATITJA
Si fillim pastron dhe pret patatet me karrotat me copa mesatare, jo shumë të vogla. Në një tigan hedh pak vaj ulliri dhe skuq hudrën me një degë rozmarin, derisa hudra të ndryshoj ngjyrë në të artë dhe rozmarini të lëshoj shije. Hedh patatet me karrotat në tigan, i përzien mirë dhe i vendos një kapak tiganit. I përzien shpesh, derisa të jenë pjekur (nuk nevojiten më shumë se 15-20 minuta). Gati:)!