Patate me Robiola dhe Timo, si erzë, do ju lërë pa fjalë, sidomos për ata (që si unë), i kanë shumë qejf patatet në çdo formë gatimi. Nëse gjeni patate të reja, të vogla, janë perfekte se piqen dhe më shpejtë. Nëse nuk i gjeni dot, shija është e njëjtë, vetëm koha e pjekjes do jëtë pak më e gjatë. Ideale për vegjetarianët, shërben si antipastë , ose në vënd të sallatës.
DETAJE
5 minuta
30-40 minuta
PËRGATITJA
Në fillim ndez furrën të ngrohet dhe ndërkohë pastron mirë patatet sepse do t’i pjekësh me gjithë lëkurë. I shpon me një piru nga të gjitha anët dhe i lyen me pak vaj ulliri dhe kripë. I vendos patatet në një tavë me letër furre të lagur dhe të shtrydhur mirë dhe i pjek me 200 gradë Celsius për 30-40 minuta (varen nga madhësia). E provon nëse janë pjekur nga brënda me një piru, nëse zhytet lehtë atëherë janë gati. I heq nga furra dhe i pret në mes duke pasur shumë kujdes të mos digjeni. Unë i mbaj me kapëse ushqimi dhe i pres me thikë, po mund të gjesh mënyrën më të lehtë për ty, me një dorezë furre, etj, me atë që ke në dispozicion, mjafton të mos digjesh. I mbush me një lugë krem djathi Robiola (i shkon shumë), po nëse nuk e gjen, me çdo krem djathi tjetër dhe i spërkat pak Timo, vetëm gjethet me pak kripë. Gati:)!