Patate tornado. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Patate tornado

Patate tornado janë shumë thjeshta për t’u përgatitur dhe shumë të shijshme. Një mënyrë tjetër për t’i gatuar patatet, pëlqehet nga i madh e i vogël. Mund t’i përdorësh si antipastë, ideale për vegjetarianët, si shoqëruese e një pjate mishi, apo peshku, ose në vënd të sallatës.

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

15-20 minuta

PËRBËRËSIT

  • Patate

  • Gjalp

  • Peksimadhe

  • Rigon

  • Paprika

  • Djath i grirë Parmigiano

  • Shkopa shishqebape

PËRGATITJA

Si fllim paston patatet dhe i heq lëkurën. I ngul në mes shkopin duke e pozicionuar pataten në qëndër të shkopit dhe me një thikë fillon e pret si spirale, duke e prerë në thellësi derisa të arrij tek shkopi në qëndër. Me shumë kujdes i largon pak nga njëra-tjetra fetat e patateve duke i shtyrë, që të formojnë spiralen si tornado. Në një xhezve shkrin pak gjalp dhe ia hedh sipër patateve. I spërkat kripë, rigon, paprika, peksimadhe dhe djathin e grirë. I vendos në një tavë me letër furre dhe i pjek në furrë me 200 gradë Celsius për 15-20 minuta, duke i kontrolluar të mos piqen shumë se thahen, bëhen shumë kërce. Duhet të jenë pak të buta, sidomos në qëndër në mënyrë që të ndihet edhe shija e gjalpit, rigonit, apo e djathit. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *