Peshk në kripë. Dieta mesdhetare.

Peshk në kripë

Peshk në kripë kokërr madhe, si Kocë apo Levrek, është një pjatë e dytë shumë e shijshme dhe ka një përgatitje shumë të thjeshtë. Një metodë pjekjeje shumë e vjetër dhe e veçantë, me një shije delikate. Për ta shijuar siç duhet, peshkut i duhen lënë luspat, në mënyrë që kripa të mos penetroj shumë në shije, duhet pastruar vetëm nga të brëndshmet.

DETAJE

4

Persona

Koha e gatimit

25-30 minuta

Koha e përgatitjes

5 minuta

PËRBËRËSIT

  • 4 Kocë ose Levrek

  • 1kg Kripë kokërr madhe

PËRGATITJA:

Tavës i shtron një shtresë kripë kokërr madhe si fillim, vendos peshqit dhe i mbulon me kripë. Piqen në furrë me 200 gradë Celsius, për 25-30min derisa ta shohësh kripën që po ndryshon ngjyrë në kafe. E pastron nga kripa dhe peshku është gati për t’u shijuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *