Pesto është një nga salcat më me shije për makaronat, por mund të përdoret edhe për të gatuar feta mishi me pesto, brusketa, njoki, etj. Përgatitet në minutat e fundit, se fillon e nxihet po të përgatitet më përpara. Është një salcë më shumë verore, atëherë kur është dhe stina e borzilokut që është dhe përbërësi kryesor, por nëse e ke në dispozicion, mos nguro ta provosh në çdo kohë. Ka nevojë dhe për pak djath parmigiano, pak dhjath pecorino, hudër, fara pishe dhe vaj ulliri që të transformohet në një shije të paharrueshme.
DETAJE
2 minuta
PËRBËRËSIT
1 tufë Borzilok me gjethe të madhe
20gr Fara pishe (Pinoli)
40gr Djath parmigiano i grirë
40gr Djath pecorino i grirë
1 Hudër e vogël
Vaj ulliri
Kripë
PËRGATITJA
E mira është që kjo salcë të përgatitet në një havan, i jep shijen origjinale salcës por në pamundësi, mund të bëhet thjeshtë në një grirëse elektrike. Grin pak borzilokun e larë dhe të kulluar mirë nga uji, copën e vogël të hudrës me farat e pishave dhe pak vaj ulliri. Po aty tek grirësja hedh edhe djathrat e grirë dhe i shton pak vaj ulliri. I grin edhe njëherë të gjithë përbësit bashkë dhe pesto është gati.
Siç e përmënda në fillim të recetës, pesto përgatitet gjithmonë në minutat e fundit, sa më shumë kohë e përgatit para, aq më shumë fillon të errësohet në ngjyrë.