Petë makaroni. Dieta mesdhetare.

Petë makaroni

Petë makaroni nevojiten për të krijuar simbolin e dietës mesdhetare, makaronat e freskëta me vezë, të bëra vetë, apo lazanjën, etj, që janë një dashuri me shijim të parë :-). Shumë e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e ndenjes

30 minuta në frigorifer

PËRBËRËSIT

  • 100gr Miell 00 për person

  • 1 Vezë për person

PËRGATITJA

Vendos miellin në formën e një mali duke i hapur një gropë në majë ku do hedhësh vezët. Fillon të rrahësh vezët duke marrë nga pak miell, derisa të formosh brumin. E mbështjell me një celefon kuzhine dhe e lë të mpikset në frigorifer për 30min. Pastaj e ndan me topa më të vegjël, si për të bërë petët e byrekut dhe me një okllai fillon ta shtrosh si petë. Nëse ke atë makinerinë për të shtruar dhe prerë petët e makaronit, duhet ta shtrosh njësoj me okllai në fillim pastaj e kalon te kanali ku bëhet peta e makaronit. Kush nuk e ka në dispozicion, do i duhet ta shtroj me okllai shumë herë, derisa të bëhet e hollë, duke i spërkatur pak miell gjatë gjithë kohës që shtrohet peta. Petën e makaronit e përdor për lazanjën (kliko për të parë recetën), për pappardelle, për fettuccine, për makaronat e mbushura si ravioli, tortellini, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *