Piadinë. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Piadinë

Piadina e bërë vetë është aq e thjeshtë dhe e shijshme, sa pasi ta keni përgatitur një herë, nuk do e blini më të gatshme, me mua të paktën ndodhi kështu :-). Aq më shumë nëse dikush ka ndonjë intolerancë, mund ta përgatitësh me miellin që nuk të dëmton. Origjina e këtij gatimi vjen nga etruskët, të cilët i trashëguan romakëve gatimet me drithëra, ndërsa sot karakterizon Emilia-Romanjën, sapo përmënd fjalën “piadinë”. Një shpikje shumë e shijshme për njerëzimin :-)! Ndërmjet picës dhe kulaçit, e mbushur si panine, ka një përgatitje shumë të thjeshtë, me pak përbërës e të shpejtë.

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

1-2 minuta

Koha e ndenjes

30min në frigorifer

PËRBËRËSIT

  • 100gr Miell 0 për piadinë (tigan i madh)

  • Ujë ½ e Miellit si sasi

  • Kripë

  • 1 lugë e madhe Vaj ulliri

PËRGATITJA

  • Në fillim përgatit brumin e piadinës. Hedh miellin në një tas dhe gjysmën e sasisë së miellit me ujë të ngrohtë, psh: nëse hedh 300gr miell, ujë do i hedhësh 150ml, raporti është 1 me 2, 2 miell-1 ujë. Uji duhet të jetë i ngohtë se ndihmon në përgatitjen e brumit. I shton vajin e ullirit dhe pak kripë dhe e përpunon me duar derisa të formohet brum. E mbështjell me celefon kuzhine dhe e fut në frigorifer për 30min. Pasi kanë kaluar 30min, e heq nga frigoriferi brumin dhe e ndan me topa, aq sa piadina do bësh.
  • Vendos një tigan që nuk ngjit, pa vaj, në zjarr të ulët, në mënyrë që të jetë i ngrohtë kur të vendosësh piadinën. Me një okllai fillon të hapësh çdo top si petë, duke i spërkatur miell gjatë gjithë kohës, aq sa është dhe gjërësia e tiganit. Pasi tigani është ngrohur, vendos piadinat një e nga një, të piqen nga të dyja anët. Piadina piqet shumë shpejt, varet nga nxehtësia, 1-2min nga çdo anë, të mos thahen shumë, po të ngelen pak të buta. Shërbehen të ngrohta, sa më shumë i lë të ftohen, aq më shumë forcohen dhe thahen dhe kur i mbush e i përthyen, mund të copëtohen. Prandaj dhe nuk duhen pjekur shumë.
  • Tani që janë gati mund t’i mbushni me çfarë dëshironi, me proshutë (shiko recetën), vegjetariane me zarzavate, me salmon, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *