Piadinë me salmon, me rukola dhe krem djathi si Philadelphia, etj, është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur, por mbi të gjitha është shumë e shijshme, sidomos kur piadina (kliko për të parë recetën) është e bërë vetë. Tani në verë, një piadinë e mbushur të zgjidh drekën ose darkën, e freskët, e shpejtë dhe plot shije.
DETAJE
5 minuta
1-2 minuta
PËRBËRËSIT
Piadinë (kliko për të parë recetën)
Salmon me feta
Rukola
Krem djathi si Philadelphia, etj.
PËRGATITJA
Si fillim përgatit piadinën (kliko për të parë recetën). Fillon e ngroh tiganin ku do e pjekësh piadinën që të jetë mjaftueshëm i nxehtë para se ta vendosësh, në mënyrë që të mos ngjisi. Pjekja është shumë e shpejtë, 1-2 minuta nga të dyja anët. Kujdes të mos thahet shumë piadina, sidomos nëse është e bërë vetë, se thyhet kur e pret, prandaj dhe nuk duhet pjekur shumë, duhet të ngelet e butë.
E lyen me krem djathi si Philadelphia, i shkon shumë, i vendos disa feta salmoni dhe i përhap gjethe rukole sipër. E palos si gjysëm hëne dhe e pret në mes.