Pulë romane me spec. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Pulë romane me spec

Pulë romane me spec është një pjatë e dytë shumë e thjeshtë dhe plot shije e dietës mesdhetare. Tipike e kuzhinës Romane me një shije që nuk e harron dot më :).

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

30-40 minuta

PËRBËRËSIT

  • 1 Pulë e prerë me copa

  • 1-2 Speca të kuq (varen nga madhësia)

  • Hudër

  • Domate të kuqe

  • Vaj ulliri

  • Kripë

  • Piper

  • 1 gotë Verë të bardhë

PËRGATITJA

Në një tigan të gjërë do hedhësh pak vaj ulliri dhe hudrën të skuqet derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë, pastaj e heq dhe i hedh copat e pulës, kripë e piper dhe i përzien mirë. I vendos kapak tiganit dhe i lë 2-3min të piqen pak. I shuan me gotën e verës dhe e lë të avulloj vera, duke i përzier. Ndërkohë pret specat e kuq me shirita të hollë dhe i hedh tek tigani me copat e pulës. I përzien mirë dhe i vendos kapakun për 10-15min, të zbuten specat. I shton domatet e kuqe duke i përzier mirë, i vendos kapakun tiganit e i lë të piqen për 20-30 min të tjera, duke e kontrolluar mos të ngjisin poshtë, të mos digjen. Pula vishet me shijen e specit të kuq dhe të domates e merr një shije që nuk e harron dot më. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *