Qofte e madhe Polpettone. Dieta mesdhetare.

Qofte e madhe “Polpettone”

Dikush mund ta ketë dëgjuar si emër “Polpettone”, që do të thotë qofte e madhe. Nëse nuk e ke provuar ndonjëherë, nuk është gjë tjetër veçse një qofte e madhe e pjekur në furrë, një pjatë e dytë shumë e shijshme. Pëlqehet nga i madh e i vogël dhe është një mënyrë tjetër për t’i gatuar qoftet, siç jemi mësuar t’i njohim e t’i duam ato. Brumi i qoftes është i shumëllojshëm, mund ta përgatitësh me përbërës të ndryshëm, si me spinaq, me argjinare, me proshutë etj, por ai origjinali është brumi i qoftes me mish të grirë, i thjeshtë, ndryshimi i vetëm do jetë pjekja në furrë dhe forma e plotë, si një drejtkëndësh. Mund t’i vendosësh disa patate të prera rreth e qark dhe e pjek në furrë për 25min me 200 gradë Celsius. Kur është pjekur, pritet me feta dhe shërbehet.

DETAJE

4

Persona

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

20-25 minuta

PËRBËRËSIT

  • 500 gr Mish i grirë

  • 1 Salçiçe Italiane (ose 100gr proshutë të pjekur)

  • 1 Vezë

  • Majdanoz ose Timo

  • Kripë

  • Piper

  • 1 fetë Bukë

  • 1 gotë Qumësht

  • 100gr Djath i grirë

PËRGATITJA

Në një tas vendos mishin e grirë me salçiçen pa lëkurë e i përzien mirë. I hedh kripë e piper, feten e bukës (të lagur e të shtrydhur mirë në qumësht, në mënyrë që të thërmohet lehtë), djathin e grirë, majdanozin ose timo dhe në fund i hedh vezën, që do e mbledhi brumin. E përzien mirë me duar brumin dhe e vendos në tavë në formë drejtkëndëshi, si cilindër po të shtypur, edhe anësoret. Mund ta pjekësh vetëm qoften ose mund ta rrethosh me patate rreth e qark, pak vaj ulliri sipër, ndonjë hudër sa për shije dhe e fut në furrë me 180-200 gradë Celsius për 20- 25min (varet nëse do e pjekësh me ventilim apo jo). Pasi e nxjerr nga furra, e pret me feta.

Në pamundësi për t’i hedhur salsiçe brumit, mund t’i hedhësh më shumë erza si: rigon, kopër; mund t’i shtosh hudër e karrotë, të prera imët, i japin më shumë shije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *