Kungulli i vjeshtës, mollët, arrat, bajamet: janë të shumta ushqimet e vjeshtës që nevojiten për të përballuar në mënyrën më të mirë ndërrimin e stinës. Vjeshta është shpesh sinonim i melankolisë dhe i luhatjeve të humorit, por në tavolinë mund të gjesh receta gatimi të duhura, të dietës mesdhetare, për të mos e humbur buzëqeshjen :).
Ndërrimi i stinës zakonisht, sjell ndryshime në organizëm. Kështu, me ardhjen e vjeshtës, një periudhë e vitit disi delikate, sidomos në ditët e para që sjell zakonisht lodhje, stres, luhatje humori dhe melankoli, të kujdesesh për dietën ushqimore është shumë e rëndësishme. Një dietë e shëndetshme, si dieta mesdhetare, favorizon ekuilibrin psikofizik dhe garanton një mirëmbajtje të organizmit. Në përgjithësi, është mirë të mos mungojnë frutat dhe perimet e stinës, sepse një produkt i freskët në kuzhinë është sinonim i garancisë për ruajtjen e të gjithë atyre vlerave ushqimore që kemi nevojë. Përveç kësaj, një dietë që të jetë e shëndetshme duhet të jetë e ekuilibruar, si dieta mesdhetare, që përmban të gjitha vitaminat, kripërat minerale dhe vlerat ushqimore të duhura për të qënë në formë çdo ditë. Ja disa ushqime që nuk duhet të mungojnë kurrë në frigorifer gjatë vjeshtës. Duke filluar nga bishtajoret, si fasulet, të cilat janë një rregullator ideal për aparatin tretës, të pasura me fibra, si një benzinë për energjinë, përveç se janë proteina shumë të shëndetshme janë të pasura dhe me karboidrate. Ose si radikio, i rekomanduar sidomos për ata që kanë probleme me artritin ose me reumatizmin, i pasur me kripëra minerale, vitaminë A, B2 dhe C dhe me shumë vlera ushqimore të rëndësishme për depurimin dhe vetitë diuretike.
*Artikull i përkthyer nga revista : “La cucina italiana”.