Rreth meje

Mirë se erdhe në kuzhinën time! Unë jam Edlira, kam pasion gatimin. Kur erdha për studime në Romë, m’u desh të përballesha me gatimin vetë. Si një pjesë e mirë e studentëve, veza e skuqur dhe maksimumi, tortellini me panna ishin pjatat e vetme që mund të gatuaja :). Por kur haja diku te miqtë e mi që jetonin akoma me prindërit apo gjyshet e tyre, më fiksoheshin ato shije që më dukeshin të paarritshme, pa qënë të paktën gjeneracioni i tretë i lindur aty. Një kulturë e trashëguar brez pas brezi, qindra vjeçare, sot e njohur si “Dieta Mesdhetare“, e mbrojtur nga U.N.E.S.C.O si një pasuri për t’u trashëguar. Dëshira e madhe për të riprodhuar të njëjtat shije më shtyu të filloja të eksperimentoja në gatime, derisa arrita të konkuroja me gjyshet e miqve të mi, për kush e kishte gatuar më mirë (kënaqësia më e madhe). Me kalimin e viteve gatimi m’u kthye në pasion, një moment krijimi ku arrij të çlodhem, ku e gjej veten më mirë se kudo, duke e thjeshtëzuar këtë kulturë me përbërës të thjeshtë, të stinës, me pak fjalë e përshtatur me atë që ke në frigorifer, sa më praktike dhe të shijshme, për një gatim të përditshëm. Për këtë vendosa t’i ndaj me ju këto receta, për atë që dëshiron të gatuaj thjeshtë, shëndetshëm dhe duke mos i munguar shijen, aq sa juve do ju duket si një udhëtim në Itali, ndërsa mua sikur keni ardhur në shtëpinë time :).