Salcë Ragù. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Salcë Ragù

Salcë Ragù e bërë vetë është shumë e thjeshtë dhe plot shije. Një salcë që shoqëron makaronat, sidomos ato të freskëta dhe të bëra vetë, si pappardelle me salcë Ragù (kliko për të parë recetën), apo një nga simbolet e dietës mesdhetare, lazanja (kliko për të parë recetën).

DETAJE

Koha e përgatitjes

10 minuta

Koha e gatimit

30-40 minuta

PËRBËRËSIT

  • 500gr Mish viçi i grirë

  • 1 Qepë

  • 1 Karrotë

  • 1 Selino

  • Hudër

  • Salcë domate

  • Kripë

  • Piper

  • 1 gotë Verë e kuqe

  • Vaj ulliri

PËRGATITJA

Në një tigan do hedhësh pak vaj ulliri me mishin e grirë të skuqet e të shkriftohet, derisa të bëhet me kokrra të vogla. Në një tigan tjetër ose tenxhere të gjërë (ku do ziesh salcën Ragù) do hedhësh pak vaj ulliri dhe do skuqësh qepën e prerë hollë bashkë me hudrën (që do e heqësh direkt pasi të ketë marrë ngjyrë të artë, dmth pasi të ketë lëshuar të gjithë shijen). Do i shtosh karrotën me selinon të prera me copa (sipas preferencës, mua më pëlqen kur i duken copat e karrotës dhe të selinos në salcë) dhe do i lësh 2-3 minuta të zbuten pak para se t’i hedhësh mishin e grirë të shkriftuar më parë në tigan. Do i shuash me gotën e verës dhe do e lësh të avulloj vera, para se t’i shtosh salcën e domates me një njëjtën sasi uji. Do i shtosh kripë e piper, do e përziesh mirë, do i vendosësh kapakun tiganit apo tenxheres e do e lësh të ziej derisa të trashet salca, duke e përzier sa herë e kontrollon. Gati:)! 

Shiko dhe recetën e pappardelle me ragù (kliko për të parë recetën), apo të lazanjës.

1 Comment

  1. Hi there, just became aware of your blog through Google,
    and found that it is really informative. I’m gonna watch out for
    brussels. I’ll appreciate if you continue this in future.

    Many people will be benefited from your writing. Cheers!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *