Sallatë dimri flakë. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Sallatë dimri flakë

Unë e quaj kështu këtë sallatë :). Një dimër me kaq ngjyra, mund ta gjesh vetëm në këtë sallatë. Është një sallatë me perime të ziera që shkojnë shumë me njëra-tjetrën, vegjetariane, shumë e shëndetshme dhe plot ngjyra që të ngrë humorin vetëm duke e parë:).

Detaje

6

Persona

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

20-25 minuta

PËRBËRËSIT

  • 2-3 Patate (varen nga madhësia)

  • 2-3 Rrepa (varen nga madhësia)

  • 2-3 Karrota

  • 4-5 Kastraveca turshi

  • 100gr Qiqra

  • Mente, Kripë, Vaj ulliri, Limon

PËRGATITJA:

Unë i gatuaj me avull patatet, karrotat, rrepat (të lara dhe të qëruara nga lëkura) dhe qiqrat (nëse nuk janë konservë). Nëse qiqrat janë konservë, të ziera më parë, hidhen në fund mbasi të kesh zier patatet, me rrepat dhe karrotat. Pasi janë zier zarzavatet, lëri të ftohen pak dhe priti me copa të vogla. I shton qiqrat (nëse janë konservë), pret kastravecin turshi me rrota të imëta dhe i shton gjethet e mentes. I përzien me vaj ulliri, kripë dhe i shtrydh pak limon sipër. Dimri është i mirëpritur :-)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *