Sallatë makaroni

Sallata e makaronit është një pjatë e thjeshtë, e shpejtë dhe e freskët. Tani që fillon e ngrohet koha, një sallatë makaroni e freskët është ideale për drekë apo darkë. Pak përbërës e bëjnë këtë pjatë vegjetariane, përveç se të thjeshtë, të shëndetshme e plot shije.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

10-15 minuta

PËRBËRËSIT

  • Makarona të shkurtra

  • Domate (të vogla ose sallate)

  • Mocarrela

  • Borzilok

  • Vai ulliri

  • Kripë

PËRGATITJA

Vendos një tenxhere me ujë dhe kripë për të zier makaronat. Ndërkohë që zien uji, në një tas të madh pret domatet e lara, si për sallatë, mocarrelën me kuadrata të vegjël dhe disa gjethe borzilok. I hedh vaj ulliri me kripë dhe e përzien mirë. E fut në frigorifer derisa të jenë zier makaronat, në mënyrë që të formohet ai lëngu në fund të tasit, që do i japi shijen makaronave. Pasi i kullon makaronat, i hedh tek tasi me domaten dhe mocarrelën sallatë. I përzien mirë dhe i shijon. Nëse ngelet, mund ta ruash ne frigorifer, të nesërmen është akoma dhe më e shijshme, por mos harro ta nxjerrësh nga frigoriferi 1-2 orë përpara se ta konsumosh, në mënyrë që të mos jetë shumë e ftohtë, por temperaturë ambienti.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *