Sallatë me patate është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme. Ideale për vegjetarianët, apo për të shoqëruar një fileto mishi ose peshku. Po t’i ziesh patatet me avull, ashtu siç preferoj dhe unë, është dhe shumë e shëndetshme.
DETAJE
Koha e përgatitjes
5 minuta
Koha e gatimit
20-25 minuta
PËRGATITJA
Si fillim paston dhe qëron patatet. I vendos të ziejnë me avull në një tenxhere me ujë. Me një piru e provon, nëse zhytet lehtë deri në qëndër atëherë kanë zier dhe janë gati. I lë të ftohen 2-3 minuta dhe i pret me trekëndësha të vegjël. I shton qepën e njomë të prerë hollë, majdanoz, vaj ulliri, kripë dhe e përzien mirë. Gati :)!
Shërbehet edhe e ftohtë, në temperaturë ambjenti, është shumë e shijshme.