Sallatë verore mesdhetare, si çdo sallatë, është e thjeshtë, e shpejt, e freskët dhe plot shije. Ideale tani që filloi vera.
DETAJE
Koha e përgatitjes
5 minuta
PËRBËRËSIT
Rukola
Domate qershi
Mocarrela
Vaj ulliri
Proshutë Crudo
Kripë
Krem uthulle balsamike (glasë)
PËRGATITJA
Si fillim lan e kullon mirë rukolën me domatet dhe i hedh në tasin e sallatës. Pret domatet qershi (ose i lë ashtu siç janë, varet nga preferenca). Pret mocarrelën, të kulluar mirë, me copa të vogla. I hedh kripë, vaj ulliri dhe kremin glasë të uthullës balsamike (i shkon shumë). E përzien mirë dhe sipër i vendos proshutën crudo me feta të holla. Gati për t’u shijuar:)!