Salmon i marinuar. Dieta mesdhetare.

Salmon i marinuar

Nëse doni të provoni një pjatë të dytë me një shije të veçantë, atëherë salmon i marinuar vetë në shtëpi, është një nga këto shije. Marinimi është shumë i thjeshtë në këtë recetë. Do ju nevojiten sheqer, kripë dhe portokalle. Por ajo që duhet më shumë është koha e marinimit, 48 orë në frigorifer. Gjatë marinimit salmoni me kripërat lëshojnë ujë, prandaj duhet hequr uji sa herë e shihni pjatën ku po marinohet, të mbushur. Do kontrolluar herë pas here gjatë 48 orëve të marinimit.

DETAJE

Koha e ndenjes në frigorifer

48 orë

Koha e përgatitjes

5 minuta

PËRBËRËSIT

  • 1kg Sheqer

  • 1kg Kripë të imët

  • 2 Portokalle

  • Një copë e madhe salmoni e plotë

PËRGATITJA

Salmoni nëse është i ngrirë, duhet shkrirë përpara se të marinohet. Në një pjatë të thellë shtrydh një portokall dhe e lyen salmonin nga të gjitha anët me lëngun e portokallit. Pastaj e kalon tek një pjatë e madhe, ose në një tas të gjërë, hedh sheqerin me kripën, gjysmën e pakos për secilën, i përzien mirë dhe e zhyt salmonin në mes, i shtruar si sipër edhe poshtë me kripën dhe sheqerin. E mbulon me portokalle të prerë me feta dhe i vendos një kapak. E kontrollon herë pas here nëse ka mbledhur ujë, për ta derdhur dhe për t’i shtuar kripën dhe sheqerin e ngelur, bashkë me feta portokalli të freskëta. Pasi kalojnë 48 orë duke e marinuar, e heq nga frigoriferi, e shplan me ujë nëse shikon që i kanë ngelur kripërat ngjitur dhe e pret me feta. Mund t’i shtrydhësh sipër një portokall, pak vaj ulliri me kripë përpara se ta shërbesh. Një shije shumë delikate dhe e veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *