Shkurta të mbushura. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Shkurta të mbushura

Shkurta të mbushura janë një pjatë e dytë e dietës mesdhetare, shumë të thjeshta për t’u përgatitur dhe plot shije.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

30-40 minuta

PËRBËRËSIT

  • Zogj shkurta

  • Salçiçe e freskët (me mish të grirë)

  • Rozmarin

  • Hudër

  • Vaj ulliri

  • 1 gotë Verë e bardhë

  • Piper

  • Kripë

PËRGATITJA

Si fillim pastron shkurtat nga të brëndshmet dhe nga puplat, i mbush me salçiçe (vetëm me mishin e grirë, pa lëkurë) dhe nga një degë rozmarin. I spërkat pak kripë e piper sipër. Në një tigan të gjërë hedh pak vaj ulliri dhe skuq hudrën bashkë me një degë rozmarin, në mënyrë që të lëshojnë shije në vaj para se t’i vendosësh shkurtat. Vendos shkurtat të piqen dhe e mbulon me kapak tiganin. Pas 5-6 minutash i kthen dhe i shuan me gotën e verës. I lë të piqen mirë për 30-40 minuta duke i kthyer herë pas here. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *