Spaghetti me vongole është një pjatë e parë shumë e shpejt, e thjeshtë dhe plot shije e dietës mesdhetare. Një pjatë që të nis direkt me pushime në plazh :).
DETAJE
5 minuta
15-20 minuta
PËRBËRËSIT
Spaghetti
Molusqe Vongole
Kripë
Hudër
Spec djegës
Vaj ulliri
1 gotë Verë e bardhë
Majdanoz
PËRGATITJA
Si fillim pastron mirë molusqet vongole. Lëri në një tas me ujë me një pjatë të vogël të kthyer përmbys në fund të tasit gjatë natës në frigorifer, në mënyrë që të lëshojnë rërën që mbledhin brënda.
Vendos një tenxhere me ujë dhe kripë të ziej, për makaronat spaghetti. Vendos një tigan të gjërë me pak vaj ulliri, hudër dhe spec djegës të skuqen, derisa të lëshojnë shijen në vaj dhe i shton molusqet vongole të kulluara. I përzien dhe i vendos një kapak tiganit. Punë 4-5 minutash do shikosh që po hapen molusqet, heq kapakun, i hedh pak kripë dhe i shuan me gotën e verës duke i përzier mirë (molusqet që nuk janë hapur hiqi nga tigani se janë ato të mbushura me rërë). Lëre të avulloj vera dhe ndërkohë hedh makaronat të ziejnë. Hiqi disa minuta para dhe hidhi të kulluara tek tigani me molusqe të ziejnë minutat e fundit. Ruaj pak nga uji i makaronave që ta shtosh në tigan, në mënyrë që të mos thahet shumë lëngu i formuar i molusqeve që i jep gjithe shijen makaronave spaghetti. Shtoji majdanozin e prerë hollë dhe përzieji mirë. Gati :)!