Spaghetti vaj, hudër dhe spec djegës, të njohura në gjuhën origjinale si “Spaghetti aglio e olio”, është një pjatë e parë shumë e thjeshtë, e shpejtë dhe një nga pjatat më të njohura të dietës mesdhetare, sidomos nga qëndra e Italisë e në të gjithë jugun e saj.
DETAJE
2 minuta
15-20 minuta
PËRGATITJA
Si fillim do vendosësh një tenxhere me ujë dhe kripë të ziej. Pasi ka zier uji i hedh makaronat spaghetti të ziejnë gjithashtu. Kur mungojnë 2-3 minuta nga zierja e makaronave vendos një tigan të gjërë me pak vaj ulliri dhe i shton hudrën me një copë spec djegës të skuqen, derisa hudra të ndryshoj ngjyrë në të artë, me kujdes mos të digjet, duhet vetëm të lëshoj shije ashtu si dhe speci djegës në vaj. Hedh makaronat tek tigani me hudrën e specin djegës dhe i përzien mirë. I shkon dhe pak djath i grirë Pecorino sipër, për ata që i shoqërojnë makaronat me djath. Gati :)!