Spec i kuq furre është shumë i thjeshtë, i shpejtë dhe shumë i shijshëm. Mund ta përdorësh si një antipastë, për vegjetarianët, si shoqëruese e një pjatë të dytë me bazë mishi, apo peshku, apo dhe në vënd të sallatës.
DETAJE
Koha e përgatitjes
5 minuta
Koha e gatimit
20 minuta
PËRGATITJA
Si fillim ndez furrën të ngrohet me 180-200 gradë Celsius ku do pjekësh specat. Mund t’i pjekësh edhe në zgarë duke i kthyer herë pas here. I vendos në një tavë me letër furre dhe i pjek për 20 minuta, pak a shumë. I lë të ftohen pak para se ti heqësh lëkurën dhe i pret me rripa të hollë. I hedh pak vaj ulliri, një hudër, kripë, disa gjethe borzilok e i përzien mirë. Gati :)!