Supë brokoli me patate. Dieta mesdhetare.

Supë brokoli me patate

Supë brokoli me patate është një pjatë e parë vegjetariane, që karakterizon dimrin, me zarzavatin kryesor të tij, që bashkë me pataten, kthehet në një krem, një supë e ushqyeshme dhe shumë e shijshme. Hudra me erëzat si mentja, apo borziloku i shkojnë shumë bashkë me djathin e grirë sipër.

DETAJE

4

Persona

Koha e gatimit

25 minuta

Koha e përgatitjes

10 minuta

PËRBËRËSIT

  • Brokoli

  • Patate

  • Hudër

  • Spec djegës

  • 1 Dado

  • Djath i grirë

  • Mente, ose Borzilok

  • Fara pishe

PËRGATITJA

Skuqet hudra me specin djegës, në një tigan të gjërë me pak vaj ulliri, derisa hudra të ndryshoj ngjyrë në të artë, pastaj i hidhet brokoli i prerë me copa të mëdhaja dhe patatet e prera pak më hollë. Mbulohen me ujin me dado. Lëri të ziejnë për 15-20min, derisa të jenë zbutur mirë si patatja dhe brokoli. Hiqi nga zjarri. Transferoji me pak nga uji i tyre në një shtrydhëse elektrike dhe shtrydhi derisa të formohet një krem. Vëre në zjarr edhe 2-3 minuta. Pasi e heq nga zjarri, sipër i hedh djathin e grirë, pak vaj ulliri të freskët, disa fara pishe, mente ose borzilok (varet çfarë ke në dispozicion) dhe pak bukë të thekur me copa të vogla, nëse dëshiron. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *