Supë kungulli vjeshte. Dieta mesdhetare.

Supë kungulli vjeshte

Supë kungulli vjeshte është një pjatë e parë vegjetariane, shumë e shijshme dhe e shëndetshme e dietës mesdhetare. Tipike e vjeshtës, kur fillon e freskon koha, e sidomos tani në dimër, nuk ka gjë më të lehtë dhe të shpejtë se një pjatë supë kungulli vjeshte.

DETAJE

Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

20-25 minuta

PËRBËRËSIT

  • Kungull vjeshte (disa copa)

  • Hudër

  • Vaj ulliri (1 lugë e madhe)

  • Kripë

  • Piper

  • Majdanoz, borzilok, rozmarin ose timo

  • Dado ose kripë

PËRGATITJA

Në një tenxhere jo shumë të madhe, hedh pak vaj ulliri dhe i grin hollë hudrën. E skuq pak dhe i hedh kungullin e larë dhe të prerë me katrorë të vegjël. I hedh 2 gota uji me dado ose kripë dhe i zien për 20min, derisa të jetë zbutur komplet kungulli. E heq nga zjarri dhe i transferon kungujt, me pak ujë, në një grirëse elektrike. E grin mirë derisa të formohet një krem. E vendos dhe 5min në zjarr që të mpikset mirë, e heq nga zjarri e i hedh sipër një nga erëzat që ke në dispozicion. Mund t’i grish dhe pak hudër të freskët sipër, e bën akoma më të shëndetshme këtë supë, pak djathë të grirë dhe pak vaj ulliri të freskët. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *