Supë me grurë, bishtajore dhe perime. Receta gatimi. Dieta mesdhetare.

Supë me grurë, bishtajore dhe perime

Supë me grurë spelt (farro), bishtajore dhe perime është një pjatë e parë vegjetariane shumë e thjeshtë, e shëndetshme dhe plot shije e dietës mesdhetare.

DETAJE

6 Persona
Koha e përgatitjes

5 minuta

Koha e gatimit

40-45 minuta

PËRBËRËSIT

  • 100 GR Spelt (Farro)

  • Thjerrëza

  • Bizele

  • 1 Qepë

  • 1 Karrotë

  • 1 Selino

  • Majdanoz

  • Kripë

  • 1 lugë e vogël Kurkum

  • Piper

  • 1 Patate

PËRGATITJA

Si fillim grin qepën me karrotën dhe selinon dhe i skuq me pak vaj ulliri në një tenxhere për 1-2 min. I shton grurin spelt (farro), thjerrëzat, bizelet, pataten e prerë hollë dhe e mbulon me ujë gati 3/4 e tenxheres. I hedh kripën, piperin, kurkumën, majdanozin e prerë hollë dhe i përzien mirë. I vendos kapakun tenxheres dhe e lë të ziej për 40-45 min, duke e përzier shpesh e duke e kontrolluar mos të ngjisi e të thahet uji, para se të kenë zier gruri spelt me bishtajoret (janë ato që u nevojitet më shumë kohë për t’u zier). Mund ta shërbesh me pak djath të grirë sipër (për ata që e dëshirojnë) dhe një lugë vaj ulliri të freskët. Gati :)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *