Kjo supë me perime që quhet “Minestrone”, është një nga gatimet më të lashta që trashëgon dieta mesdhetare. Përveç se është shumë e thjeshtë, e shijshme dhe e shëndetshme, është dhe një ide shumë e mirë për vegjetarianët dhe për të boshatisur frigoriferin nga zarzavatet e stinës që kanë ngelur :-). Mund t’i shtosh fasule, oriz, thekër, qiqra, makarona supe, etj, ky version është vetëm me perimet e stinës, pak nga të gjitha.
DETAJE
6
10 minuta
20-30 minuta
PËRBËRËSIT
1 Qepë
1 Karrotë
1 Selino
1 Patate
1 Kungull jeshil
1 Pras
Spinaq
Brokoli
Lulelakër
Majdanoz
Vaj ulliri
Kripë ose Dado
Piper
Xhinxher të freskët
PËRGATITJA
Pastron e lan çdo zarzavat dhe i pret me copa. Në një tenxhere hedh pak vaj ulliri, qepën e prerë imët, të skuqet pak derisa të ndryshoj ngjyrë në të artë dhe i shton zarzavatet. I përzien mirë, i mbulon me kapak dhe i lë 1min përpara se t’i mbulosh me ujë dhe dado. I hedh kripë, nëse nuk do i hedhësh dado, pak piper dhe i lë të ziejnë për 20-30 minuta derisa të jenë zbutur të gjitha zarzavatet dhe të kenë lëshuar shijen në lëng. E heq nga zjarri dhe i grin sipër pak xhinxher të freskët dhe majdanoz. Gati :)!