Supë napoletane apo “minestrella” siç njihet këtu, nga vetë prejardhja, nuk ka sesi të mos jetë e shijshme :)! PËRGATITJA Për të përgatitur këtë supë vegjetariane kaq të thjeshtë por plot shije të dietës mesdhetare nevojitet vetëm kërcelli i brokolit. Zakonisht bëhet me një lloj brokoli që nuk ka lule por vetem kërcell të gjatë […]
Tag: Supë
Supë me grurë, bishtajore dhe perime
Supë me grurë spelt (farro), bishtajore dhe perime është një pjatë e parë vegjetariane shumë e thjeshtë, e shëndetshme dhe plot shije e dietës mesdhetare. PËRGATITJA Si fillim grin qepën me karrotën dhe selinon dhe i skuq me pak vaj ulliri në një tenxhere për 1-2 min. I shton grurin spelt (farro), thjerrëzat, bizelet, pataten […]
Thjerrëza
Mos harroni të gatuani thjerrëza sonte, traditë e dietës mesdhetare, thuhet që sjellin fat dhe lekë :). Është një pjatë e parë vegjetariane, shumë e thjeshtë, e shëndetshme dhe plot shije. Gëzuar!🍾🎉🎊🥂🎇🥳 PËRGATITJA Lexo tek qesja nëse thjerrëzat duhen lënë në ujë një natë para, apo mund t’i gatuash direkt.Në një tenxhere hedh pak vaj […]
Menu për Krishtlindje
Kjo menu për Krishtlindje, me bazë mishi, është si një udhëtim i vërtetë i shijes në dietën mesdhetare. Mund t’ju vij në ndihmë për të gatuar një drekë apo darkë ku përveç kujtimeve të çmuara familjare, lë dhe një shije të paharruar :). Antipastë Bruschetta me domate (kliko për të parë recetën) Supë Tortellini në […]
Supë fasule me makarona
Supë fasule me makarona është një pjatë e parë vegjetariane, shumë e thjeshtë dhe e shijshme. Një pjatë e ekuilibruar me karbohidrate dhe proteina, perfekte për një ditë të ftohtë dimri. Një shije pak ndryshe nga ç’jemi mësuar me supën e fasuleve që ia jep rozmarina dhe hudra. PËRGATITJA Fasulet nëse janë të thata, duhen […]
Supë me perime “Minestrone”
Kjo supë me perime që quhet “Minestrone”, është një nga gatimet më të lashta që trashëgon dieta mesdhetare. Përveç se është shumë e thjeshtë, e shijshme dhe e shëndetshme, është dhe një ide shumë e mirë për vegjetarianët dhe për të boshatisur frigoriferin nga zarzavatet e stinës që kanë ngelur :-). Mund t’i shtosh fasule, […]