Mos harroni të gatuani thjerrëza sonte, traditë e dietës mesdhetare, thuhet që sjellin fat dhe lekë :). Është një pjatë e parë vegjetariane, shumë e thjeshtë, e shëndetshme dhe plot shije. Gëzuar!🍾🎉🎊🥂🎇🥳
DETAJE
5 minuta
30-40 minuta
PËRBËRËSIT
Thjerrëza
1 Qepë
1 Karrotë
1 Selino
Xhinxher i freskët
1 lugë Kurkum
Salcë domate
Kripë
Piper
Dafinë
Rozmarin
Vaj ulliri
Hudër
PËRGATITJA
Lexo tek qesja nëse thjerrëzat duhen lënë në ujë një natë para, apo mund t’i gatuash direkt.
Në një tenxhere hedh pak vaj ulliri dhe skuq qepën e prerë hollë dhe një thelpie hudër të plotë, derisa qepa të ndryshoj ngjyrë në të artë dhe hudra të ketë lëshuar shijen (hiqe nga tenxherja). I hedh karrotën me selinon të prera hollë dhe i përzien mirë. I lë 1-2 minuta dhe i shton thjerrëzat. I përzien mirë dhe i hedh salcën e domates, sasia varet sipas dëshirës. I shton ujë (varet sa të lëngshme e dëshiron) me kripë, pak piper, i grin sipër një copë xhinxher të freskët, disa gjethe dafinë dhe rozmarin. I përzien mirë dhe i hedh një lugë të vogël kurkum (shkon shumë me salcën e domates), e bën akoma më të shëndetshme këtë supë. E përzien mirë dhe i lë të ziejnë (30-40 minuta). Gati:)! Gëzuar!🍾🎉🎊🥂🎇🥳