Tortë me fruta është ëmbëlsira ime e preferuar. Shumë e shijshme dhe e lehtë për t’u përgatitur me disa hapa që duhet t’i ndjekësh. Frutat mund të jenë të çfarëdolloji, duhet vetëm fantazi. Unë këtu po vendos fruta pylli bashkë me luleshtrydhe, por sa më shumë fruta të ndryshme i vendos sipër, aq më e bukur, plot ngjyra dhe e shijshme do të jetë ajo.
DETAJE
Porcione
8
Koha e përgatitjes
20 minuta
Koha e gatimit
30-35 minuta
Koha e ndenjes
2 orë në frigorifer
PËRBËRËSIT
Brum biskote (kliko për të parë recetën)
Krem pastiçerie (kliko për të parë recetën)
Fruta të ndryshme
PËRGATITJA
- Si fillim përgatitet brumi i biskotës (kliko për të parë recetën e plotë, të shpjeguar hap pas hapi).
- Ndërkohë që brumi i biskotës mpikset në frigorifer për 30 min, në një tenxhere fillon e përgatit kremin e pastiçerisë (kliko për të parë recetën e plotë).
- Pasi kanë kaluar 30min e brumit, e nxjerr nga frigoriferi dhe fillon ta shtrosh me një okllai sipër një cope letre furre, në mënyrë që ta kesh më të lehtë për ta vendosur në tavën ku do piqet. Peta e brumit duhet të jetë pak më e gjërë se tava ku do e pjekësh. Pasi e ke shtruar në tavë e shpon me piru gjithandej, në mënyrë që të mos fryhet brumi nga nxehtësia e furrës dhe e fut në furrë me 180 gradë Celsius për 15-20min, do e ndjekësh, në mënyrë që të mos errësohet dhe thahet shumë brumi gjatë pjekjes. E nxjerr nga furra dhe e lë të ftohet, ashtu si dhe kremin e pasticerisë.
- Ndërkohë, pastro dhe prit frutat që do i vendosësh sipër. Pasi janë ftohur të dyja, brumi me kremin, hedh kremin sipër brumit të biskotës, në mënyrë të njëtrajtshme dhe i vendos frutat sipër. E fut në frigorifer të paktën 2 orë përpara se ta shërbesh.