Pse kur fillon e freskohet koha, mendojmë më shumë për të ngrënë? Rritet oreksi aq sa fillon e krijon një konflikt me veten, jam unë që e kam mëndjen vetëm për të ngrënë, apo është stina, natyra që e krijon gjithë këtë? Kush nuk e ka këtë ndjesi kur fillon e freskohet koha?
Kur mendoj për dimrin imagjinoj një oxhak të ndezur dhe veten duke gatuar e shijuar diçka të ngrohtë e plot shije. Është stina ku ekspermentoj më shumë në kuzhinë, ndoshta dhe nga oreksi, në këtë pikë:).
Natyra ka një ekuilibër fantastik. Në dimër, duke qënë se është ftohtë, trupit i nevojitet më shumë energji për të ruajtur temperaturën. Kjo shtyn të kemi më shumë oreks. Për të ruajtur temperaturën dhe për të rritur imunitetin, natyra prodhon pikërisht çfarë i nevojiten trupit për të përballuar këtë stinë në mënyrë sa më të shëndetshme duke filluar nga agrumet e pasura me vitaminë C, nga zarzavatet e pasura me kripëra minerale, antioksidantë, etj, gjithçka që i nevojitet trupit për t’i mbijetuar kësaj stine më mirë dhe sigurohet që do e bësh këtë, duke rritur ndjesinë e oreksit.
Pra nëse e keni këtë ndjesi kur fillon e freskohet koha, nuk jemi ne që kemi ndonjë problem në veçanti, por është natyra që e bën këtë lojë. Kështu, unë po ndez oxhakun dhe po filloj të luaj me “lojën” time të preferuar, eksperimentimin e shijes që i shkon aq shumë kësaj stine :).